Home / Berati im

Berati im

Bashkia e Beratit inicion një projekt-ide te re (e paraqitur nga qytetari Z. Elian Gjini, MBA) e cila kërkon të mobilizojë diasporën dhe emigrantët Beratas kudo që ndodhen nëpër botë. Kontributi i diasporës në projekte të mirëfillta publike ka qënë dhe është pothuajse i neglizhueshëm. Nuk ka pasur asnjë projekt publik i cili është realizuar me një përfshirje të drejtpërdrejtë të diasporës.

Tashmë njerëzit që ndodhen anembanë nëpër botën e zhvilluar e kanë kuptuar se ata jetojnë e punojnë në komunitete. Në komunitete pjesmarrja dhe angazhimi i kapitalit njerëzor është thelbësor nëse duam komunitete të shëndosha dhe të mira publike të cilat gëzohen njëlloj nga të gjithë (si p.sh. parqe e shkolla për fëmijë, lulishte, etj.).

Vëndet në zhvillim (Meksikë, Kinë, Indi, Armeni etj.) e kanë integruar diasporën e tyre në këto proçese dhe Bashkia e Beratit në këtë epokë të re kërkon të ndjekë shembujt më të mirë. Bashkia e Beratit kërkon, si fillim, të ndërgjegjësojë diasporën dhe popullsinë për këtë mundësi, të zhvillojë dhe mirëmbajë një database të të gjithë atyre njerëzve që duan të kontribuojnë në këto projekte me kapital njerëzor e financiar, projekt-ide etj. dhe implementojë sispas rregullave dhe standarteve ato projekte publike të mundshme.

Ne duam të gjallërojmë marrëdhëniet midis komuniteteve Beratase dhe diasporës; e duam diasporën të jetë pjesë e pandarë e jona, e projekteve tona; e duam diasporën të krenohet me punën e tyre, me punën tonë.

Ne mirëpresim idetë e bashkatdhetarëve (dhe qytetarëve) për këtë iniciatë të re …