Home / Projekte / BERAT, PREZANTOHET PROJEKTI “BASHKI TË FORTA”

BERAT, PREZANTOHET PROJEKTI “BASHKI TË FORTA”

Në mjediset e Bashkisë së Beratit u prezantua sot projekti “Bashki të forta”, i cili ka si synim mbështetjen e bashkive të Shqipërisë në fushën e shërbimeve publike, financave dhe arsimit parashkollor. Projekti synon jo vetëm ngritjen e kapaciteteve, por edhe mbështetje për sektorët e mësipërm. Projekti financohet nga qeveria zvicerane dhe zbatohet në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit dhe bashkitë e tjera të Qarkut të Beratit. Ne takim ishte e pranishme znj. Afize Skëndo, Nënkryetare e Bashkisë, si dhe përfaqësues të institucioneve publike të Qarkut të Beratit.