#BashkiaBerat #happërpara #DrejtimiiDuhur
Organizuam sot dëgjesën e dytë publike për hartimin e Vlerësimit Mjedisor, të Planit të Përgjitshëm Rregullues, ku të pranishmit u informuan mbi procesin dhe u bënë pjesë e diskutimeve dhe problematikave ne lidhje me draftin për materalin e Vlerësimit Mjedisor të Planit të Përgjitshëm Rregulles. Ky takim do të ndihmojë grupin e punës në plotësimin e dokumentit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe në marrjen e një produkti të qendrueshëm.
Çështjet kryesore të diskutuara kishin të bënin me sistemimin dhe trajtimin e lumit Osum, trajtimin e pyjeve dhe kullotave, të rezervuarëve, ndotjeve mjedisore të krjuara nga pesticidet në bujqësi, ndotjeve mjedisore të krijuara nga grumbullimet e inerteve etj.
Vlerësimi mjedisor do të shërbejë për të udhëhequr punën tonë në përcaktimin e masave për zbatimin e Planit të Përgjithshëm sipas direktivave të Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit.
Në këtë proces, po asistohemi nga partneri ynë USAID, përmes Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), si një nga 5 bashkitë model në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të planifikimit të territorit.