Home / Njoftime / Bashkia Berat në bashkëpunim me Kompaninë Trans Adriatic Pipeline ofrojnë ndihma për familjet në nevojë të goditura nga moti i acartë

Bashkia Berat në bashkëpunim me Kompaninë Trans Adriatic Pipeline ofrojnë ndihma për familjet në nevojë të goditura nga moti i acartë

Bashkia Berat në bashkëpunim me Kompaninë Trans Adriatic Pipeline ofrojnë ndihma për familjet në nevojë të goditura nga moti i acartë.

Nisur nga situata e përkeqësuar e motit në territorin e qytetit të Beratit gjatë javëve të fundit, situatë e cila ka vënë në vështirësi shumë familje të cilat janë në kushte të vështira ekonomike, Shoqëria Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe Bashkia Berat organizuan në datën 23 Janar 2017 shpërndarjen e ndihmave për 115 familje në nevoje të goditura nga acari dhe kushtet e vështira të motit.

Shpërndarja e ndihmave u krye nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar Dega Berat  në qytetin e Beratit dhe në lagjet e njësitë administrative të Bashkisë së re, të cilat përbëjnë edhe territoret ku kalon projekti TAP: Dyshnik, Lapardha,Lapardha e Sipërme, Veterik, Moravë, Orizaj, Ullinjas dhe Uznovë.Ndihmat konsistonin në pako me ushqime bazë për një muaj dhe 5 batanije të cilat iu shpërndanë familjeve dhe grupeve në vështirësi.