Home / Aktivitete / Banesat Sociale

Banesat Sociale

Bashkia  Berat  e  ka vleresuar  strehimin si nje nga prioritet  e politikave te saj sociale, nisur kjo edhe nga nevoja  gjithnje e ne rritje te kerkesave te qytetareve per banese .Vazhdimisht prane Bashkise Berat paraqiten qytetare, te cilet per shkak te mungeses se burimeve te tyre financiare, kerkojne mbeshtetjen e institucioneve vendore per zgjidhjen e problemit te strehimit, duke plotesuar formularin e vetedeklarimit.Ky numer deri tani ka arrritur ne 480 aplikant.

Bashkia i ka kushtuar vemendje ketij fakti  dhe ka punuar per te qene pjesemarrese ne projektet e ndryshme te strehimit .

Si rezultat , ne daten 13.02.2008  Bashkia Berat fal punes se stafit dhe angazhimit te Kryetarit ,  per  te plotesuar kushtet e kerkuara nga Banka Keshillit te Europes , nenshkroi me Qeverine Shqiptare,  Kontraten e Nenhuase  per projektin “ Ndertimi I Banesave me Qelllim Social”.

Ky projekt   u realizua me bashkefinancimin e Bankes se  Keshillit te Europes , Qeverise Shqiptare dhe Bashkise Berat ne raportet e meposhtme  :

Banka e Keshillit te Europes ( KredI)        –71,650,000  leke

Qeveria   Shqiptare                                         – 20, 754,026 leke

Bashkia   Berat                                                   – 77,048,251  leke

Nepermjet ketij projekti u realizua ndertimi i dy pallateve  6 –kateshe ne lagjen Murat Celebiu.Cdo pallat ka 24 apartamente prej te cilave nje eshte garsonier ( nje dhome me aneks) dhe 23 jane 1+1 (nje dhome +nje kuzhine) .

Keto apartamente jane ndertuar sipas standarteve bashkohore dhe me nje cilesi te larte nga ana ndertimore .

Nje vemendje te vecante ju kushtua krijimit te kushteve te domosdoshme dhe sa me te mira per rritjen e cilesise se banimit  duke  kryer keto punime :

Dritare dur-alumini dopio xham

Banje me pajisjet hidro-sanitare  te kohes .

Mobilimi i aneksit me Guzhine dhe aspirator.

Dere e blinduar ne  hyrje te pallatit, etj.

Nje rendesi te vecante bashkia i kushtoi dhe infrastruktures rrugore duke ndertuar rrugen “Pal Golemi ”   ne vleren  33,920,000 leke dhe kanalin e ujerave te zeza ne vleren 3,718,000 leke te cilat ishin nje problem shume i madhe per banoret e kesaj lagjje dhe qe i sherbejne dhe banoreve te rinje qe do sistemohen ne keto pallate .

Ne vijim te punes per krijimin e kushteve sa me te mira, u krye  dhe sistemimi ne vleren 5.094.000 leke  i territorit prane ketyre pallateve me qellim krijimin e nje ambjenti shlodhes , argetues per femijet .

Per sistemin e ketij territori  u kryen  punimet e meposhtme :

Shtrimi me pllaka decorative I sheshit para pallateve dhe rrugicave.

Ndricimi I territorit nepermjet 9 shtyllave elektrike .

Vendosja 16 stolave per shlodhje .

Gjelberimi I zones nepermjet mbjelljes se barit , shkurreve dekorative , manjolave dhe pishave.

Vendosjen e lodrave per femije si : lishars, rreshkitese dhe lekundese .

Qytetaret qe do te strehohen ne keto banesa do te jene qiramarres kundrejt bashkise, kjo sipas Marreveshjes se Huase mes Bankes se Keshillit te Europes dhe Qeverise Shqiptare.

Financimi I Bankes se Keshillit te Europes eshte bere ne formen dhenies se nje  kredie , qe do te thote se bashkia duhet  te paguaje per 15 vjet principalin e kredise , ndersa Qeveria Shqiptare do te paguaje interesat e kesaj kredie.

Perzgjedhja  paraprake e familjeve te pastreha qe do te perfitojne   keto banesa  eshte bere ne baze te Ligjit nr.9232, dt.13.05.2004 “ Per programet sociale te strehimit te qytetareve ne zonat urbane” dhe kritereve te vendosura nga Banka e Keshillit te Europes .

Ne kete  perzgjedhje prioritet  paten familjet qe kane ne perberjen e tyre persona si :  paraplegjike , tetraplegjike , invalide pune (6 familje) te verberi e grupit te pare (nje familje), jetime deri ne 30 vjec , si dhe familjet  ku kryefamiljari eshte grua (17 familje) ,pensioniste (3 familje) ,e çiftet e reja  (2 familje)  dhe familje te pastrehe qe nuk kane perfituar nga ligji nr  7652 dt 31.12.1992  “Per privatizimin e banesave shteterore  “ (14 familje)

Perve programit te trajtimit te banesave sociale me qera Bashkia Berat ka aplikuar dhe projektin per trajtimin e familjeve te pastreha me kredi te zbutur.Nga ky projekt kane perfituar  97 familje  nga te cilat:      Invalid pune ,para-tetraplegjik  16 familje.

Familje nje   prinderore               21 familje.

ifte te reja                                   10  familje