Home / Njoftime / Ambasadorja Çeke viziton Beratin

Ambasadorja Çeke viziton Beratin

Ambasadorja Çeke Bronislava Tomasova ka zhvilluar një vizitë në qytetin muze. Në takimin me kryetarin e bashkisë Fadil Nasufi, diplomatja çeke tha se kam qënë edhe herë të tjera në qytetin e Beratit, por kjo është vizita e parë zyrtare. Kur kam ardhur privatisht për të vizituar qytetin dhe muzeun Onufri mësova se këtu vinë shumë turistë çek, madje ata zinin vendin e parë të turistëve të huaj që vizituan qytetin tuaj vitin e kaluar. Këtë e mësova nga punonjësit e muzeut, ndërkohë që ata nuk e dinin se unë isha ambasadorja e çekisë. Pas kësaj unë përktheva një broshurë në gjuhën çeke, broshurë të cilën e solla sot  dhe që do ti ndihmoj turistët çek për të ditur më shumë për këtë vend.

Kryebashkiaku Nasufi i ka thënë dipomates çeke se nga magjia e pamjeve panoramike dhe tërësia e të gjitha monumenteve që ndodhen në qëndrën historike, Berati ëshë bërë paksa Ministri e Jashtme për vendin tonë, mirpo vlerat dhe statusin e Beratit, nuk e ka kuptuar ende qeveria jonë qendrore që e ka lënë këtë qytet me shumë problematika. Unë dëshiroj që te kemi një bashkëpunim të metejshëm me ju dhe nëpërmjet jush me qeverinë dhe popullin çek. Është e vërtet që numrin më të madh të turistëve që kanë vizituar qytetin tonë vitin e kalur e kanë zënë ata çek. Veç miqësisë së hershme mes dy popujve, në marrëdhëniet me ambasadën çeke qyeti i Beratit ka pasur afeksion të jashtëzakonshëm. Përpara 12 vjetësh, ambasada çeke ka ndihmuar qytetin e Beratit me 40 mijë dollar që kanë shërbyer për pastrimin dhe disiplinimin e lumit Osum. Unë shpreh bindjen se ky bashkëpunim do të jetë shumë miqësor dhe i frytshëm edhe në ardhmen.

Home / Announcements / Ambasadorja Çeke viziton Beratin