Home / Aktivitete /  AMBASADORI I BE – SË, LUIGI SORECA, VIZITON BERATIN 

 AMBASADORI I BE – SË, LUIGI SORECA, VIZITON BERATIN 

Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, priti sot në ambientet e bashkisë ambasadorin e BE – së në Shqipëri, z. Luigi Soreca. Takimi u zhvillua me rastin e aktivitetit “Panairi i dimrit 2018”, organizuar nga delegacioni i BE – së në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit. Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e financuara nga programet e BE – së, prej të cilave Bashkia e Beratit është përfituese, si dhe mbi thirrjet e hapura për projektet në vijim. Më pas, Kryetari i Bashkisë dhe ambasadori Soreca vizituan stendat e vendosura në qendrën e qytetit dhe në bulevardin “Republika”, të cilat ekspozonin traditat dhe projektet e vendeve të Bashkimit Evropian.