Galeria e Arteve “Edward Lear” megjithese e re ka aritur te krijoje nje Fond te pasur qe perbehet nga 105 vepra arti te gjinive, teknikavee drejtimeve artistike te ndryshme dhe qe perfaqesojne emrat me te rendesishem te artisteve te qytetit te Beratit por dhe te vendit. Ne te ka dhe vepra te autoreve nga Gjermania, Austria, Kroacia, Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Belgjika, Anglia, Kanadaja, Amerika e Maqedonia. Berthamen e inventarit te ketij fondi te rendesishem e perbejne 31 veprat e blera respektivisht: 17 vepra te blera nga Ministria e Kultures me krijimin e galerise, dhe 14 vepra nga Bashkia Berat te blera gjate viteve. Pjesa tjeter e fondit i perket perpjekjevete galerise dhe synimeve qe ajo ka pasur vazhdimisht. Kjo pjese perbehet ngavepra te perfituara nga aktivitete te ndryshme te organizuara, nga dhurime te artisteve te ndryshem apo te transferuara. Ne kete pjese te fondit gjenden emra te rendesishem si Ibrahim Kodra, Ali Oseku, Hasan Nallbani,Thoma Thomai, Agim Zajmi, Abas Hado,Orion Shima, Bashkim Ahmeti, Mustafa Arapi si dhe te gjitha veprat e piktoreve te huaj. Nga me siper Galeria e Arteve “Edward Lear” nuk eshte vetem nje institucion qe perfiton vlera financiare por pervec se eshte bere nje institucion teper i rendesishem kulturor ka trefishuar fondin e veprave dhe perpiqet ta pasuroje nga viti ne vit qe po te llogaritet ne vlera financiare realizon çdo vit te ardhura te konsiderueshme.
This post is also available in: English
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net