Keshilli Bashkiak Berat perbehet nga keshilltare te zgjedhur sipas dispozitave te percaktuara ne Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise. Numri i anetareve te Keshillave Bashkiak percaktohet sipas numrit te popullsise. Keshilli i Bashkise Berat ka 35 (tridhjete e pese) keshilltare. Keshilli Bashkiak i ushtron funksionet e tij qe nga krijimi deri ne krijimin e keshillit te ri pasardhes. Mbledhjet e Keshillit Bashkiak zhvillohen si rregull sipas percaktimit qe ben vet keshilli, por jo me pak se nje here ne muaj. Mbledhja e keshillit quhet e vlefshme kur ne te merr pjese shumica e te gjithe anetareve te keshillit me perjashtim te rasteve kur kerkohet nje shumice tjeter per marrjen e vendimeve. Organet drejtuese te Keshillit Bashkiak jane Kryesia (Kryetari, Zevendeskryetari, Sekretari) Kryetari i keshillit kryen te gjitha detyrat e parashikuara ne nenin 36 pika 2 (germat a, b, c , dhe ç) te ligjit 8652, date 31.07.2000 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Ne mungese te Kryetarit te Keshillit detyrat e tij i kryen zëvendëskryetari. Sekretari i Keshillit Bashkiak kryen te gjitha detyrat e parashikuara ne nenin 37, pika 2 (germat a,b,c,ç,d,dh) te ligjit nr 8652 date 31.07.2000. Keshilltaret mund te grupohen ne perputhje me orjentimin e tyre politik. Keshilli bashkiak krijon komisione te perhershme e te perkohshme per fusha te ndryshme te veprimtarise se vet. Procedura e keshillit per mbledhje eshte kjo:
Votimi ne Keshill behet i hapur ose i fshehte. Keshilli vendos per rastet kur votimi behet i fshehte. Mbledhjet e keshillit jane te hapura per publikun. Çdo qytetar lejohet te ndjeke mbledhjet e keshillit sipas menyres se percaktuar ne rregulloren e keshillit. Njoftimi per mbledhjen e Keshillit behet publik ne vende te caktuara nga keshilli dhe ne media. Detyrat e keshillit jane te percaktuara ne nenin nr 32 8652 dt 31.07.2000.
Permendim disa prej tyre :
This post is also available in: English
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net