Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

Niveli I kërkuar I diplomës

MASTER /PROFESIONAL / SHKENCOR

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” ,  Bashkia Berat  shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionet :

  • 1 (një) Specialist  për Prokurimet Publike  në    Drejtorinë  e Koordinim-Zhvillimit dhe Prokurimeve  Publike  ,kategoria e pagës III-b

* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit   në shërbimit civil.

 

Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën kohë.

Data e dorëzimit të dokumentave për lëvizjen paralele do të jetë   09.12.2016

Data e dorëzimit të dokumentave për pranim në sherbimin civil  do të jetë   14.12.2016

  Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin: 

ü  Specialisti  Përgjigjet  direkt te Drejtori I Koordinim-Zhvillimit dhe Prokurimeve Publike

1.Nxjerr ne emer te Kryetarit te Bashkise urdhrin e prokurimit dhe njoftimin e kontrates per  tender te hapur, kerekese per propozim, procedurave me negocim, sherbime konsulence,konkurs projektimi i dergon per botim ne Agjensinë e Prokurimeve Publike.

2.Njësia e Prokurimit   përgjigjet  për shpalljen e njoftimeve, shpërndarjen e ftesave, dërgimin për botim në afat të njoftimit te kontratës  në  buletinin e prokurimeve publike, zbatimin e afateve.

3.Njësia e prokurimit ka përgjegjesinë e zbatimit të proçedurave të prokurimit me mjete elektronike mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe të  drejtën e pezullimit të ketyre procedurave kur  ve re shkeljen e tyre.

4.Në përfundim të procedurave të  prokurimit  dosja e dokumentacioneve të prokurimeve të investimeve dorëzohet nga Njesia e Prokurimit të  Bashkisë  në Arkiv i me procesverbal të mbajtur me Drejtorine e Marredhenieve me Publikun e Burimeve Njerezore.

 

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni)
  • Të ketë të paktën vlerësimin e funditMirë” ose “Shumë mirë

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master  Shkencor /profesional sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në  Shkenca   inxhinierike   edhe Diploma  Bachelor të jetë  në të njëjtën  dege  (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Përvoja në  punë  të paktën 1 vit  në profesion
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.

 

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose  edhe në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 09.12.2016 dokumentat si më poshtë :

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (jetëshkrim standard)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Çertifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje kartës së identitetit
  5. Aktin e statusit Nëpunësit Civil  i konfirmuar
  6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
  7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
  8. Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
  9. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore  ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria.
  10. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekësor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 12.12.2016  Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e   paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë Berat , Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të  Publikut.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a-      Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b-      Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c-      Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën  si edhe  ligjet  e sipër cituar .

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr. 152/2013:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master  Shkencor /profesional sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në  Shkenca   inxhinierike   edhe Diploma  Bachelor të jetë  në të njëjtën  dege  (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Përvoja në  punë  përbën avantazh
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
  • Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në  Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës  14.12.2016  dokumentat si më poshtë :

 

  1. Kerkesë me shkrim per aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (Jetëshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje  kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nëse ka.
  6. Vlerësim pune nga punëdhenësi i fundit.
  7. Vertetim që nuk kanë  masë administrative  në  fuqi
  8. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore  ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria.
  9. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  10. Fotokopjo të Librezës së punës  të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara

 

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga data 19.12.2016Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për pranim në shërbimin civil në kategorinë Ekzekutive , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Drejtoriae Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

  1. Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

 

a-      Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b-      Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për  karrierën, deri në 25 pikë;

c-      Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

NJËSIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE