Home / Aktivitete / Ceremonia me rastin e Festes se 28 Nentorit

Ceremonia me rastin e Festes se 28 Nentorit

Bashkia,Berat me rastin e 28 Nëntorit,104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë organizoi ceremoninë zyrtare në Lapidarin kushtuar Dëshmorëve të Kombit.Morën pjesë qytetarë,familje të dëshmorëve të Kombit,pasardhës ,veteranë,të rinj,anëtarë të Këshillit Bashkiak,përfaqësues të forcave politike,të shoqatave atdhetare,etj.Ishin të pranishëm, znj.Anila Agalliu,deputete në Kuvendin e Shqipërisë,z.Fadil Nasufi,Prefekt i Qarkut Berat,znj.Teuta Muçogllava,z.Çlirim Brisku,nënkryetarë të Bashkisë ,Berat,z.Gëzim Zema,sekretar i përgjithshëm i Bashkisë,znj.Nikoleta Manka,kryetare e Këshillit Bashkiak etj.Në fillim u ngrit flamuri në shenjë respekti për kontributin e brezave që luftuan për shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor të vitit 1912.Pastaj deputetë,përfaqësues të pushteti vendor ,të Këshillit Bashkiak,të forcave politike,të shoqatave,vendosën kurora me lule në Lapidarin kushtuar Dëshmorëve të Kombit.