Home / Investime / Inagurohet lulishtja e re ne lagjen “30 Vjetori”

Inagurohet lulishtja e re ne lagjen “30 Vjetori”

Inagurohet lulishtja e re ne lagjen “30 Vjetori”
Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj u premton banoreve te tjera investime qe do tu sherbejne atyre.
Ne mjediset ku me pare funksiononte tregu i perimeve ne lagjen “30 vjetori” tanime per qytetaret e kesaj lagjeje Bashkia ndertoi nje lulishte te konceptuar enkas per femije dhe moshen e trete.
Inisiativen e bashkise e ka kthyer ne realitet Ndermarrja e Gjelberimit dhe Ndermarrja e Sherbimeve Publike, e cila me fondet dhe gjithcka qe disponon ka realizuar nje investim dinjitoz .
Ne nje siperfaqe 700 metra katrore sot femije e te rritur do te kene mundesi te kalojne kohen e lire dhe te argetohen .
Ne ceremonine e inaugurimit ishin te pranishem drejtues te bashkise , qytetare e te ftuar te tjere . I pranishem edhe Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj,i cili paraprakisht ka takuar banore, qe kishin zgjedhur keto mjedise te kalonin kohen e lire .Kryetari i Bashkise se pari ka marre falenderime nga banoret per vemendjen e treguar ndaj tyre , ndersa u ka premtuar se Bashkia do te vazhdoje te investoje duke patur si prioritet kryesor cilesi me te mire jete per banoret. Kryebashkiaku Sinaj ka premtuar keshtu te tjera investime jo vetem ne kete lagje .
Ne nje sfond te lulishtes se re ishin vendosur foto ku shfaqeshin te dyja pamjet, para dhe pas investimit , gjithcka me nje diference te qarte, te dukshme pse jo deri ne kufijte e skajshmerise . Ne emer te banoreve ka falenderuar per investimin Administratore e Njesise Nr.2 Vasilia Cela,e cila e ka vene theksin edhe tek nevoja per mjedise te tilla ne zona te ndryshme te lagjes.
“Bashkia do te vazhdoje te kete si prioritet te saj mjediset funksionale per qytetaret” – keshtu e ka nisur pershendetjen e saj N/kryetare e Bashkise znj.Teuta Mucogllava, per te cilen domethenese mbetet pikesynimi i bashkise qe te ktheje ne mjedise te gjelberuara gjithe hapesirat kudo ne qytet.
Edhe drejtori i Ndermarrjes se Gjelberimit z.Bledar Blana u shpreh i kenaqur per investimin,per cilesine, pse jo edhe per afatet e realizimit te tij,keto mjedise sot jane te rrethuara nga ligustrat, dafinat, palmat, shkurret dekorative dhe lulet shumengjyreshe.