Home / Njoftime / Punimet nga Drejtoria e Arsimit, Bashkia Berat

Punimet nga Drejtoria e Arsimit, Bashkia Berat

#BashkiaBerat #Beratipunon #GjeraKonkrete #BeratiPërNxënësit

Për fillimin sa më të mbarë të vitit shkollor dhe mjedise sa më të kompletuar, po lyejmë e riparojmë çdo shkollë dhe Drejtoria Arsimore Bashkisë Berat është duke zbatuar plan veprimin e miratuar prej Kryetarit të Bashkisë për çdo problem të ardhur nga terreni përsa i përket infrastrukturës.

Ka nisur si punë në të 4 Njesitë Admistrative dhe të gjithë shkollat e qytetit. Jemi në kohën e duhur dhe besojmë se gjithçka do të jetë gati në fillim viti shkollor.
Nga puna e bërë pretendojmë që gjatë vitin në vazhdim të kemi mjedise cilësore për zhvillimin e arsimit.
Falenderimet i shkojnë dhe drejtuesve te shkollave që kanë qenë kontribues dhe mbështetës të pakursyer të këtij procesi.

Kanë përfunduar riparimet infrastrukturore, në :

Kopshti “Çlirim 1” dhe “Çlirim 2”
Kopshti “28 Nëntori”
Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara”
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Lapardha”
Shkolla 9 vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”
Shkolla “28 Nentori”
Shkolla “Shyqyri Lakra”
Shkolla në Gjoroven
Shkolla në Sinjë
Shkolla në Mbreshtan
Shkolla në Paftal
Shkolla në Molisht
Shkolla në Veleshnje
Shkolla në Otllak
Shkolla në Moravë

Ndërkohë në të gjtha mjediset e tjera puna për të përmirësuar infrastrukturën është duke vazhduar me ritëm.