Home / Njoftime / Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 29.07.2016

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 29.07.2016

Diten e premte,date 29.07.2016 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite :
1. Relacion dhe Projekt-Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1-31 Korrik 2016”.
2. Relacion dhe Projekt-Vendim “Për ndryshimin në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.20, datë 26.02.2016 “Për miratimin e linjave të transportit të mësueseve dhe nxënësve për vitin shkollor 2016”.
3. Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi gjendjen dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes në ujësjellësin e fshatit Bilçë, Njësia Administrative Velabisht. Miratim projekt – preventivi dhe fondi për objektin : Ndërtimi i linjës së furnizimit me ujë Uznovë – Bilçë” (HEQUR ME KËRKESË TË NJË GRUPI KËSHILLTARËSH)
4. Relacion dhe Projekt-Vendim “Për miratimin e termave të referencës për projektin Tik, platforma multifunksionale e informacionit për turistët dhe qytetarët përmes web, infokiosk dhe mobile app”.
5. Relacion dhe Projekt-Vendim “Disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.58, datë 28.12.2015 “Për miratimin e Buxhetit të Vitit 2016” shtesë fondesh (shpenzime operative për përballimin e shpenzimeve gjyqësore), në ndërmarrjen e Gjelbërimit dhe Mirëmbajtjes së Varrezave Publike dhe të Dëshmorëve si dhe në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.
6. Relacion dhe Projekt-Vendim “Për miratimin e mbështetjes financiare të projektit “Maratona e Këngës 2016”.