Home / Aktivitete / Konsultimi publik për projektin ‘’ “Rehabilitimi i rrugës me kalldrëm të Kalasë “Mihal Komneno” dhe i pikes panoramike “Tabja”

Konsultimi publik për projektin ‘’ “Rehabilitimi i rrugës me kalldrëm të Kalasë “Mihal Komneno” dhe i pikes panoramike “Tabja”

U zhvillua sot konsultimi publik për projektin ‘’ “Rehabilitimi i rrugës me kalldrëm të Kalasë “Mihal Komneno” dhe i pikes panoramike “Tabja”, prezantuar nga specialistë të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit . Gjatë takimit u diskutua mbi ‘’ Kuadrin mjedisor dhe social të projektit si dhe draftin e Planit të Menaxhimit Mjedisor dhe Social’’. Ky projekt do t’i paraqitet Këshillit të Bankës Botërore për të marrë mbështetje financiare për zbatim.   Aktualisht Ministria e Zhvillimit Urban dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë përfunduar hartimin e draft-dokumentave të mësiperme, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të MZHU DHE FSHZH në link-un më poshtë: http://www.zhvillimiurban.gov.al/al/te-reja/njoftime-te-ministrise/ftese-per-konsultim-publik-te-draft-dokumenteve-mbi-ceshtjet-mjedisore-dhe-sociale-te-projektit-piued-te-bankes-boterore-ne-rajonin-e-jugut http://www.albaniandf.org/shqip/publikime/Pages/Publikime_te_tjera.html