Home / Aktivitete / Celet Sezonit Turistik Malor në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Celet Sezonit Turistik Malor në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Berati është i njohur jo vetëm për trashëgiminë e tij kulturore dhe historike dhe si Sit Ndërkombëtar në UNESCO, por edhe për resurset e tij natyrore që bëjnë të mundur hvillimin e eko-turizmit dhe turizmit të aventurës. Në Parkun Kombëtar të Tomorrit në fshatin Qafë Dardhë në vendin e quajtur ‘’Cezma e Tarikos’’ Bashkia Berat në bashkëpunim më Shoqatën Kulturore ‘’Qyprillinjtë e Roshnikut’’ , organizoi celjen e sezonit turistik malor.Shumë vizitorë shijuan ngjitjen në këmbë në Livadhet e Shën Pjetrit, Cezmen e Tarikos , Cukën Partizani dhe Ujëvarën e Beckës, pjesë të Parkut Kombëtar të Tomorrit, duke kombinuar sportet e aventurës me shijimin e produkteve vendase të agrikulturës. Në një atmosferë feste tradicionale , pranë Cezmës së Tarikos, qindra vizitorë morën pjesë në koncertin me muzikë folk të zonës , prekën nga afër kulturën vendasë, duke u njohur me vecoritë e zonës dhe vlerat e saj historike, kulturore dhe produktet bio të servirua pranë ambienteve rekreative të ngritura për këtë qëllim. Kjo feste tradicionale organizohet cdo vit në javën e parë të muajit Qershor dhe synon të kthehet nga Bashkia Berat në një organizim të përvitshëm, me qëllim shtirjen e kohëzgjatjes së qëndrimit të turistëve në Berat. Parku Kombëtar i Tomorrit ka potenciale shumë të mëdha për t’u kthyer në një destinacion tërhqës për turistët e pasionuar pas natyrës dhe aventurës dhe për zhvillimin e fshatrave turistikë. Aktualisht ngjitja është e mundur me makina 4×4 , të cilat sigurohen nga guida lokale.Pranë fshatrave përreth mund të shijohët kuzhina e pasur e zonës, dhe mikpritja tradiconale e banorëve. Janë rreth 50 mijë vizitorë që vijnë cdo vit në Berat , ku përqindja më e lartë e tyre janë nga vendet e Europës Perëndimore dhe Qëndrore, SHBA dhe Azia. Këtë vit numri i vizitorëve ka një rritje prej rreth 50% krahasuar më një vit më parë, duke e kthyer Beratin në një destinacion turistik ndërkombëtar.