Home / Aktivitete / 30 Vjetori i Krijimit te Muzeut Kombetar “Onufri”

30 Vjetori i Krijimit te Muzeut Kombetar “Onufri”

Muzeu Kombëtar Onufri në Berat këtë vit festoi 30 vjetorin e krijimit të tij.Në ditën Ndëkombëtare të Muzeumeve,atij i shtohet një pavion i ri, i cili quhet “Thesare të fjetura”. Një seri ikonash nga kryemjeshtër Onufri, Nikolla, Onufer Qiprioti, Johan Ceriti, të cilat për vite me rradhë qëndronin të paekspozuara në Drejtorinë Rajonale të Kulturës në Berat, pas restaurimit janë pjesë e këtij pavioni, i cili do të pasurohet edhe më tepër në të ardhmen nga objekte dhe ikona që do të kalojnë në inventarin e tij fale një bashkëpunimi që Ministria e Kulturës ka arritur të realizojë me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Qendrës Kombëtare të Muzeumeve. Ne mjediset e këtij muzeu që ndodhet në Qendrën Historike, i cili u hap plot 30 vite më parë i përshtatur në mjediset e Katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” është zhvilluar ceremonia e hapjes së pavionit “Thesare të fjetura”, ku iu prezantuan publikut dhe do të jenë tashmë të ekspozuara për vizitorët një cikël ikonash dhe objektesh të paekspozuara më parë.

Bashkia e Beratit vlerësoi me çertifikatë mirënjohjeje muzeun Onufri në këtë ditë me motivacionin “Simbol i ruajtjes, evidentimit dhe promovimit të vlerave unikale të artit bizantin dhe post-bizantin, në metropolin e kulturës sonë kombëtare të qytetit të Beratit si një vlerë unikale të trashëgimisë sonë kulturore. Është një destinacion i rëndësishëm në tërheqjen e vizitorëve dhe në zhvillimin e turizmit dhe promovimin e kulturës në përgjithësi dhe e qytetit të Beratit në veçanti”

Në fjalen e tij Kryetari I Bashkise Berat z.Petrit Sinaj u shpreh se: “Ne këtë ditë të veçantë kemi mjaft fjalë për të thënë për gjthë atë ansambel të mrekulleshëm që të parët tanë na kanë lënë, me të cilën mburremi si pjesë e UNESCOS. Por, ne duhet ta mbajmë, duhet ta reklamojmë, duhet t’ja prezantojmë botës, në mënyrë që të na i vleresojnë. Në këtë ditë unë vlerësoj maksimalisht dy drejtorët për punën që ata bëjnë, pasionin me të cilin punojnë, për ta bërë të prekshme çdo cepë, e çdo vepër që deri dje mund të ketë qënë në magazinat e errëta siç është dhe koleksioni që do ta shohim sot, që të jetë i prekshëm jo vetëm për ne, por dhe për turistët e vendit e ata të huaj. Në këtë frymë kemi dhënë vlerësimin me çertifikatë mirënjohjeje për muzeun Onufri.”