Home / Sporti / Kampionati Kombëtar i Ping Pongut

Kampionati Kombëtar i Ping Pongut

Federata Shqiptare e Ping Pongut, në bazë të Kalendarit 2016 të miratuar, zhvilloi në datat 29 – 30 Prill 2016, në Berat Kampionatin Kombëtar Individual dhe Ekipor per të Rinj Meshkuj dhe Femra.

Mosha e lejuar per te marre pjese ne kete kampionat ishte ditelindja 1 Janar 1998.
Me mbeshtetjen e Bashkise Berat, Klubit Shumesportesh Tomori dhe Drejtorine Arsimore Berat ,qe mundesoj ambjentet e palestres se shkolles Thimi Tani, beri te mundur zhvillimin sa me te qete dhe dinjitoz te ketij aktiviteti sportiv.
Leridona Rexhaj dhe Jani Gabeshi
mbrojten titullin Kampion Kombetar Individual per te rinj U -18.

Liridona Rexhaj e ekipit te Teutes e drejtuar nga Z. Musa Terniqi u shpall kampione pa pesuar asnje humbje. Ne finale mundi shoqen e ekipit Alba Xhupin me rezultatin 3-2.

Jani Gabeshi I ekipit te Tomorit I drejtuar nga tranjeret Z. Xhorxhi Skufi dhe Z. Ilir Shabanaj u shpall kampion pa pesuar asnje humbje. Ne finale mundi me rezultatin 3-1 sportistin e ekipit te Elbasanit Sadush Tosuni te drejtuar nga Z. Gezim Tosuni.