Home / Njoftime / Nënshkruhet Protokolli i Binjakëzimit ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Manisës në Turqi

Nënshkruhet Protokolli i Binjakëzimit ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Manisës në Turqi

Në datën 22 Prill 2016 në Bashkinë e Manisës në Turqi, u nënshkrua Protokolli i Binjakëzimit ndërmjet qyteteve të Beratit dhe Manisës. Protokolli u nënshkrua nga Kryetarët e Bashkive respektive, Z. Petrit Sinaj dhe Z. Cengiz Ergün dhe synon bashkëpunimin për projekte të përbashkëta në disa fusha si: ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike, nxitja e projekteve për të rinjtë, trajnime të stafeve, bashkëpunim ekonomik dhe projekte në fushën sociale.
Gjatë vizitës zyrtare në Manisa, Delegacioni i Bashkisë Berat kreu disa takime me Prefektin e Manisës Z.Erdoğan Bektaş dhe Kryetarin e Bashkisë Şehzadeler , ecila është pjesë e Rajonit Manisa, Z. Ömer Faruk Çelik. Në takime , pati një vlerësim të vecante për vlerat që përfaqëson qyteti I Beratit dhe u shpreh interesi i përbashkët për të nxitur projekte konkrete për komunitetet e dy qyteteve.
Protokolli i Bashkëpunimit ndërmjet qyteteve u iniciua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Turqi .
Manisa është një qytet i madh në rajonin e Egjeut të Turqisë dhe selia administrative e Provincës Manisa.
Manisa moderne është një qendër e zhvilluar e industrisë dhe të shërbimeve, duke patur avantazh afërsinë e saj me qytetin port ndërkombëtar të Izmirit dhe nga rrethinat e saj pjellore të pasura në sasi dhe shumëllojshmëri të prodhimit bujqësor.
Në vitin 2007, Manisa u emërua ndër 89 qytete Evropiane si fitues për kategorinë për potencialet më të mira ekonomike në Evropën Juglindore . Manisa dhe disa nga qendrat e veta në varësi të rretheve kanë arritur në mënyrë solide një bazë të rëndësishme industriale të prodhimit në dekadat e fundit, në shkallë të gjerë të përpunimit bujqësor dhe aktivitetet e lidhura me të (prodhimin e miellit dhe vajit të ullirit, tekstile, artikuj lëkure, mjetet dhe makineritë bujqësore , kultivimin e pambukut etj).