Home / Aktivitete / Mbillen pemë të reja në Qytet.

Mbillen pemë të reja në Qytet.

Shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta siguron një mjedis sa më të shëndetshëm . Ndërmarja e Gjelbërimit pranë Bashkisë Berat , ka mbjellë 100 peme ligustra në aksin Rotondo Ypsilon – Ura e Re Velabisht.Po vazhdon puna në akset e tjera rrugore brenda qytetit si në aksin Dogana-Ypsilon,janë sistemuar të gjitha vendet e tjera ku pritet të mbillen me kumbulla të kuqe.Në aksin Ypsilon-Ura e vjetër e Goricës do të mbillen 50 peme “Fotini”.Në inagurim moren pjese N/kryetari i Bashkisë Z.Bledar Blana,Sekretari i Përgjithshëm z.Gëzim Zema,Drejtori i Ndërmarrjes së Gjelbërimit z.Ardit Hoxha,dhe Administratori i Nj.Administrative Nr.1 z.Mirel Konomi.Mesazhi që përcollen drejtuesit për qytetarët është ruajtja e pemëve dhe sipërfaqeve të gjelbërta, pjesë e jetës komunitare, pasi mjedis i shëndetshëm do të thotë jetë e shëndetshme.