Home / Njoftime / Degjesa publike me arsimtaret e Bashkise Berat

Degjesa publike me arsimtaret e Bashkise Berat

Ne vijim te degjesave publike,per Hartimin e Projekt Buxhetit te vitit 2016,eshte zhvilluar degjesa me drejtoret e shkollave te Bashkise se Re te Beratit.I pranishem ne takim ka qene Kryetari i Bashkise Berat, z.Petrit Sinaj dhe drejtori i Qendres Ekonomike te Arsimit ,z.Refat Harizaj.Ne kete takim,Kryetari i Bashkise mirepriti cdo sugjerim,kerkese te drejtoreve te shkollave,persa i perket infrastruktures,pajisjes me baze materiale,rikonstruksioneve te kopshteve dhe shkollave ,per vitin 2016.

Kryetari premtoi realizimin,ne nje kohe te shkurter te disa problematikave emergjente ,si dhe ne vijimesi per te mbyllur te gjitha problematikat qe kane prezantuar drejtoret.

Per kete qellim,ne Projekt Buxhetin e vitit 2016 eshte menduar te rritet fondi per fushen e arsimit.Prioritet do te jene 2 shkolla: “1 maji” dhe “Uznove”,per te vazhduar me te tjera.

Ne te njejten kohe,Kryetari kerkoi impenjimin e stafit per mesimdhenie me te mire dhe garantoi se do te kene mbeshtetjen e Bashkise,per ti ofruar kushte me te mira .