Home / Njoftime / Degjesat publike ne 4 rajonet e Bashkise Berat

Degjesat publike ne 4 rajonet e Bashkise Berat

Bashkia Berat, ne vazhdim te procesit te nisur per konsultimin me qytetaret per te percaktuar prioritetet e zhvillimit te qytetit,ka zhvilluar kete jave degjesat publike,ne 4 rajonet e qyetit te Beratit.
Ne Rajonin 1,kerkesat e te pranishmeve gjate takimit ishin: shtimi i hapesirave te gjelbra ne mjediset e lagjeve,shtrimi i rrugeve,permiresimi i rrjetit te ujit te pijshem,etj.
Ne rajonin 2,perfaqesuesit e Bashkise prezantuan investimet kryesore ku vlen te permendet projekti per vazhdimin e pedonales deri ne Stadumin e Vjeter, projekti i furnizimit me uje qe financohet nga Banka Gjermane KFW dhe sherbimet e tjera ne infrastrukture, ndricim, gjelberim. Nje fokus te vecante ze rivitalizimi i hapesirave mes pallateve, ne te cilat do te ndertohen hapesira te gjelberta, shlodhese, mjedise sportive dhe rekreative per te rinjte. Banoret e njesise 2, ngriten shqetesimet e tyre te fokusuara kryesisht ne infrastrukture, pastrim, ndricim.
Ne rajonin 3,disa nga problematikat dhe shqetesimet e ngritura ne takim ishin:
Problemi i sistemimit te ujerave te larta,sistemimi dhe mobilimi urban ,ne lagjen Kushtrim,pas prishjes se ndertimeve pa leje,vendosja e tabelave ,per mos lejimin e parkimit te makinave me tonazh te rende,ne hapesirat mes pallateve,ne lagjen Jani Vruho si dhe shtrimi me kalldrem i rrugeve “Gaqi Gjika” dhe “Lisi i Becit” ne lagjet Iliria dhe Donika Kastrioti.
Ne Rajonin nr.4 ne Uznove,disa nga kerkesat dhe shqetesimet e banoreve ishin:problemet me ndricimin,koshat e mbeturinave,shtrimi i rrugeve,rikonstruksioni i shkollave,shtimi i hapesirave te gjelbra,ndertimi i KUZ,dhe nje nga problemet kryesore te ketij rajoni eshte procesi i legalizimit te shtepive te reja.
Ne fund te takimeve,u premtua se keto kerkesa do te vleresohen maksimalisht nga Administrata dhe Keshilli Bashkiak per Projekt Buxhetin e vitit 2016,si dhe do te punohet per financime nga bashkia,qeveria dhe donatoret e huaj.Nderkohe disa investime jane duke u zbatuar, ne fushen e furnizmimit me uje dhe kanalizime, financuar nga Banka Gjermane KfW, rehabilitim rrugesh dhe sheshesh ne qender te qytetit dhe ne lagjet Barrikade dhe Donika Kastrioti, shtimi i siperfaqeve te gjelberta dhe rehabilitimi i Parkut Deshmoret e Kombit, rikonstruksioni i trotuareve ne segmentin Ura e Gorices- Ura e Varur, etj.
Bashkia Berat vazhdon takimet me qytetare, e grupe interese per prezantimin e projekteve dhe planifikimin e investimeve ne kuader te planifikimit te Buxhetit te vitit 2016.