Home / Aktivitete / Vizita e ministres Gjermeni ne Bashkine Berat

Vizita e ministres Gjermeni ne Bashkine Berat

Ministrja e Zhvillimit Urban Znj.Eglantina Gjermeni kreu sot nje vizitë në qytetin e Beratit. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Z. Petrit Sinaj, u diskutua mbi ecurinë e investimeve në Berat, të cilat janë duke u financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Janë duke u realizuar dhjetë projekte investimi në qytet, me nje fond rreth 3 milione dollarë.

Gjatë inspektimit të punimeve të investimeve, Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj, i prezantoi Ministres edhe projektet e gatshme që Bashkia Berat ka prioritare për zhvillimin urban, duke u fokusuar në ndërhyrjet në vijim në Qendrën e qytetit, lagjet Muzeale, by-passi i vogël i Beratit,projektet për ndërhyrje në infrastrukturën e rrugëve dytësore, në shkolla, etj.

Ministrja Gjermeni vlerësoi se investimet po ecin me sukses dhe po i japin nje fizionomi të re dhe më atraktive qytetit të trashëgimisë kulturore .

Gjithashtu Bashkia Berat është përzgjedhur nga Programi i USAID si një ndër pesë bashkitë pilote për përgatitjen e Planeve të Përgjithshme Vendore, të cilat do të udhëheqin zhvillimet urbane në qytetet respektive.

Më pas, në një takim më Kryetarët e Njësive vendorë të Beratit, Ministrja Gjermeni prezantoi draft-strategjinë e strehimit , përgatitur me mbështetjen e PNUD dhe ekspertë të huaj dhe vendas. Strategjia parashikon mbështetje për grupet vulnerabël si ata të Komunitetit Rom dhe Egjiptianë në fushën e strehimit, si një paketë që i ofrohet Bashkive për zbatim.

Ministria e Zhvillimit Urban do të mbështesi më projekte strehimi disa territore në qytet, të populluara kryesisht nga komuniteti Rom dhe ai Egjiptian.

Ministrja Gjermeni theksoi se bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm me Bashkinë Berat do të vijojë me mbështetjen në vijim me një fazë te re për projektet e vitit 2016.