Home / Investime / Vizita e ambasadores kineze ne Bashkine Berat

Vizita e ambasadores kineze ne Bashkine Berat

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Znj. Jiang Yu zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Z. Petrit Sinaj.

Gjatë takimit , Palët vlerësuan lidhjet e bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Berat dhe Ambsadës së Kinës dhe u shprehën në favor të rritjes së kontakteve dhe fushave të bashkëpunimit dypalësh si në gjetjen e mundësive për binjakëzime me qytete në Kinës, të cilat janë pjesë e Trashëgimisë Botërore e UNESCO-s, po ashtu edhe ne programin e Qeverisë Kineze për mbështetjen e vendeve të Europës Juglindore .

Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte diskutimi mbi projektin e përgatitur nga Kompania Kineze Sinohydro ‘’ Ndërtimi i ByPass-it të Beratit dhe sistemimi i Lumit Osum’’, ku palët shprehn mbështetjen  për t’a çuar para këtë projekt, me ndihmën e Qeverisë Shqiptare. Projekti  eleminon trafikun e rëndë në qytet dhë zgjidh problemin e përmbytjeve të Lumit Osum.

Më pas përfaqësuesit e Kompanisë Sinohydro prezantuan punën e Kompanisë në disa projekte të ngjashme në Kinë dhe projektë ndërkombëtare , gjithashtu edhe një prezantim të projektit të ByPassit dhe Sistemimit të Lumit Osum në Berat.