Home / Aktivitete / Delegacion i Komunes Berat ne France

Delegacion i Komunes Berat ne France

Delegacioni i Komunes Berat ne France zhvilloi sot ne daten 6 Tetor nje vizite zyrtare ne Bashkine Berat. Vizita u realizua ne kuadrin e vendosjes se lidhjeve te bashkepunimit ndermjet dy qyteteve, kryesisht lidhje ne fushen e kultures, artit, sociale, shkembimeve me te rinjte e qyteteve dhe komuniteteve.

Kryetar i Bashkise Z.Fadil Nasufi dhe homologu i tij Kryetar i Beratit te Frances Z. Paul Marie Blanc, shprehen interesimin dhe vullnetin e dy institucioneve per te cuar perpara kete bashkepunim, nje lidhje qe eshte iniciuar me kontributin e cmuar te Industrialistit te suksesshem te qytetit tone ne France, Z Gazmend Toska.
I pranishem ne takim ishte edhe Z. Gilbert Didier, Konsulli i Pare i Ambasades Franceze ne Shqiperi.
Grupi Francez ka zhvilluar nje vizite ne qytet , ne Kala ne sitet kulturore , ne Muzeume dhe ka vleresuar se tepermi vlerat e qytetit tone historik.Gjate vizites , Delegacioni ka vizituar edhe ambientet e Aleances Franceze ne Berat, ku zhvilluan nje diskutim me grupin e mesuesve dhe nxenesve Frankofone.
Bérat është një qytet i vogël Francez, i vendosur në Rajonin e Haute-Garonne dhe Rajonin e Midi-Pyrenees. Banorët e tij janë quajtur Bératais dhe Bérataises.
Qyteti mbulon 24,5 kilometra katrorë dhe ka 2808 banorë që nga regjistrimi i fundit i cili daton në vitin 2007, me një dendësi prej 114.8 banorë për kilometër katror. Ne 2007 Bérat kishte një rritje prej 99.4% të popullsise se tij krahasuar me vitin 1999. I vendosur 241 metra mbi nivelin e detit, La Rivière dhe Gragnon janë lumenj të mëdhenj të cilet kalojne nëpër qytetin e Bératit. Qyteti është në afërsi të Parkut Rajonal të Pirenejve.