Home / Të Reja / 8 Korrik, Hyrja e Beratit ne UNESCO

8 Korrik, Hyrja e Beratit ne UNESCO

Me rastin e Datës 8 Korrik, 6 vjetorit të Hyrjes së Beratit në UNESCO, Bashkia Berat dhe DRKK Berat organizuan një event në Qendrën Mesjetare. Në event u organizuan disa ekspozita: Ekspozita Fotografike “Si e shohin të Rinjtë Qytetin dhe Trashegiminë”, Ekspozita “Udhëtim në Kohë”, një Ekspozitë Artizanale si dhe një Ekspozitë me Piktura nga Shkolla e Mesme Artistike “Ajet Xhindole”. Më herët në një konferencë për shtyp dhe në fjalimin e tij përshëndetës, Kryetari Fadil Nasufi vuri theksin mbi rëndësinë e vlerave tona kulturore dhe ruajtjen tyre. Në fund, grupi i këngëtarëve të Qendrës Kulturore Margarita Tutulani kënduan këngë qytetare beratase për të pranishmit. Kontribut në organizimin e eventit dhanë edhe vullnetarët e Korpusit të Paqes si dhe Agjencia për Nxitjen e Biznesit Social.