Home / Njoftime / Vizitë e Delegacionit të Malajzisë në Bashkinë Berat

Vizitë e Delegacionit të Malajzisë në Bashkinë Berat

Në datën 8 Nentor 2013 një Delegacion i lartë i Malajzisë i kryesuar nga Z. Datuk Seri Ir Idris bin Hj.Haron – Kryeministër i Melakës, zhvilloi një vizite zyrtare në Bashkinë e Beratit . Në përbërje të Delegacionit ishin anëtarë tëKëshillit të Ministrave të Melakës, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Melakës Z. Datuk Zainal bin Hj.Abu dhe autoritete të larta të pushtetit lokal.

Gjate pritjes, Kryetarii Bashkisë Berat Z. Fadil Nasufi i prezantoi Delegacionit vlerat e qytetit dhe drejtimet kryesore tëzhvillimit social-ekonomik të tij, menaxhimin administrativ të Bashkisë Berat dhe u fokusua në menaxhimin e Qendrës Historike si Sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Z.Datuk Seri Ir Idris bin Hj.Haron – Kryeministër i Melakës prezantoi drejtimet kryesore të bashkëpunimit të synuar ndërmjet dy qyteteve Beratit dhe Melakës,lidhjen e miqësisë së synuar ndërmjet dy popujve dhe qyteteve respektive, duke ia kaluar me tej fjalen Kryetarit të Bashkisë së Melakes Z.Zainal bin Hj.Abu i cili prezantoi qytetin e Melakës dhe fushat prioritare të zhvillimit.

Gjate ceremonisë u nënshkrua Marreveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Berat dhe Bashkisë së Malakës. Marreveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkise Berat dhe Kryetari i Bashkise Melaka.
Marrëveshja parashikon bashkëpunimin në disa fusha si ekonomi, turizëm,trashëgimi, tregëti, arsimim,teknologji, shkencë, kulturë, sport , shëndetësi dhe burime njerëzore.
Të pranishëm në pritje ishin edhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Malajzi Z. Gentian Sula, Znj. Tefta Simixhiu Drejtore për Azinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Znj.Ediola Pashollari – Sekretare e Përgjithshme në Asamblenë Botërore të Rinisë , Z. Valbona Zylyftari- Kryetare e Këshillit Bashkiak të Beratit dhe perfaqësues të Bashkise Berat.

Delegacioni u njoh me vlerat historike të qytetit të Beratit nëpërmjet një vizite në Qendrën Historike dhe në disa objekte të trashëgimisë kulturore.

Home / Announcements / A visit of the delegation of Malaysia in the Municipality of Berat

A visit of the delegation of Malaysia in the Municipality of Berat