Home / Të Reja Nga Ekonomia / Tryezë Rajonale mbi Decentralizimin Fiskal dhe të Ardhurat Vendore

Tryezë Rajonale mbi Decentralizimin Fiskal dhe të Ardhurat Vendore

USAID ne kuadër të programit PLGP ka zhvilluar në qytetin e Beratit një tryezë rajonale për të diskutuar problemet me decentralizimin dhe të ardhurat vendore në qeversijet lokale. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin njësitë vendore partnere te Projektit USAID/PLGP të përfaqësuara nga Kryetar Bashkie/Zv.Kryetar, Drejtorë të Drejtorisë së Taksave/, Drejtorë te Drejtorisë së Ekonomise te Bashkive te Berat, Fier, Lushnje, Kucove dhe Patos.

Regional Roundtable for decentralization  (11)Temat e zhvilluara në këtë tryezë të përbashkët kishin të bënin me shqyrtimin dhe diskutimin e  situatës aktuale të  Decentralizimit Fiskal në Shqipëri, ngritja e kapaciteteve vendore në vlerësimin e situatës  aktuale të të Ardhurave Tatimore Vendore, prezantimin e gjetjeve kryesore të “Dokumentit mbi opsionet e zbatimit të Taksës së Pasurisë së Paluajtshme”  dhe marrja e opinionit të NJQV-e  në lidhje me opsionin e preferuar, nxitja e marrëdhënieve të bashkëpunimit  dhe ndarjes së eksperiencave më të mira midis  NJQV-ve me synim përmirësimin e të ardhurave, identifikimi e prioriteteve  për Konferencën e  Decentralizimit  Fiskal  të planifikuar për muajin Nëntor  2013.