Home / Të Reja / Konferenca “Berati, 5 vjet në UNESCO”

Konferenca “Berati, 5 vjet në UNESCO”

 Në datën 8 Korrik, Bashkia Berat, Qendra Kulturore Margarita Tutalani dhe Biblioteka Berat organzuan Konferencën Shkencore me temë: “Berati, 5 vjet në UNESCO”. Në konferencë u trajtua kryesisht puna e bërë në këto 5 vite, problematikat si dhe sfidat e të ardhmes. Gjithashtu u shpalosën edhe disa projekte për qytetin dhe qendrën historike të Beratit.

 Axhenda e Konferencës

 10.00- 10.05-Fjala e përshëndetjes nga Z. Fadil Nasufi – Kryetar i Bashkisë Berat

10.05-10.10- Fjala e përshëndetjes nga Znj.Venera Domi- Drejtore e Zyrës së UNESCO-s për Shqipërinë

10.10-10.15- Fjala e përshëndetjes nga Z.Ruzhdi Rexha – N/Kryetar i Bashkisë Prizren

10.15-10.30 – Fondacioni Shqiptaro Amerikan per Zhvillim – Prezantim i Projektit BID (Business Improvement District) për Beratin.

10.30-10.40-Znj. Diana Çuli, Koordinatore ”Fondacioni Ballkanika”-  Prezantim i Projektit ” Urat e Ballkanit flasin” .

10.40-10.50-Z. Sadi Petrela – Fondacioni Gjirokastra– Projekti REVATO- arritjet dhe pritshmëritë

10.50-11.00- Z. Luciano Bojaxhi, Z. Rais Petrela Studo PNI –Përgatitja e Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike Berat.

11.00-11.10-Z. Pavllo Shkarpa –Shoqata Antipatrea ‘Pse duhet rivitalizuar trashëgimia materiale e prekshme dhe e paprekshme ‘’

11.10-11.20-Z. Marius Qytyku- Bashkia Berat  ‘Menaxhimi i Qendrave Historike Berat dhe Gjirokaster sipas kërkesave të UNESCO-s .

11.20-11.30-Organizata ”Open Doors” – Prezantimi i websitit per turizmin ne Berat- visitberat.al

11.30-11.40- Znj. Marela Guga- Muzeu Historik Berat  ‘’ Menaxhimi dhe ruajtja e vlerave ne qytetin historik te Beratit’’.

11.40-11.50- Etleva Dhima- Bashkia Berat: ‘’Pesë vjet pranim në UNESCO- Berati Sit Ndërkombëtar i Kulturës ‘’.