Home / Muzeume / Muzeu Etnografik

Muzeu Etnografik

Muzeu_Etnografik_në_BeratMuzeu Kombëtar Etnografik eshte krijuar ne vitin 1979 ne nje banese me arkitekture karakteristike beratase. Ky tip banese eshte ndertuar nga shtresa e pronareve te tokave, te cilet jetonin ne qytet me rente feudale. Eshte banese dykateshe, me çardak ne njerin krah. Kati perdhes (hajati) eshte i pabanuar. Lidhja me katin e dyte eshte bere me shkalle guri, te ndertuara mbi qemere ne harkada guri. Periudha e ndertimit i perket shekullit te XVIII. Banesa eshte pjese e krijimtarise popullore, ideuar dhe ndertuar nga mjeshterit vendas. Vemendja kryesore ne kete banese i kushtohet hapesires se hajatit dhe çardakut. Ajo eshte e pajisur me orendi te palevizshme, si kamare, sergjene, dollape muri, musëndër-mafil, pus, oxhakë etj, te cilat sherbenin per ruajtjen e objekteve shtepiake. Banesa eshte e perbere nga disa dhoma qe sherbenin per ndejtje, pune, ngrenie, fjetje, gatim etj. Mjedisi i jashtem i ketij muzeu shquhet per nje kombinim te natyrshem te objekteve te medha muzeale. Prane pusit eshte vendosur mëngra (mulliri shtypës), si dhe presa e drunjte qe sherbente per nxjerrjen e vajit nga ulliri. Gjithashtu ketu ka edhe shume ene te medha qeramike qe perdoreshin kryesisht per mbajtjen e produkteve te lengshme. Ky muze ka nje fond te pasur me rreth 1200 objekte.