Home / Aktivitete / Dita e Verës

Dita e Verës

Bashkia Berat në bashkëpunim me partnerë të tjerë organizoi një sërë veprimtarish me rastin e Ditës së Verës. Në orën 09.00 në lumin Osum u organizua aktiviteti Lumi është Jetë. Ky aktivitet u Organizua nga Federata Shqiptare e Rafting me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Bashkise Berat dhe Shkolles 22 Tetori. Gjatë tij u manifestuan  aktivitete rekreative të sporteve ujore duke synuar edukimin e nxënësve të shkollës 22 Tetori në lidhje me funksionimin e lumenjve.
Më pas aktivitetet vijuan në Galerinë e Arteve Eduard Lear ku u mbajt një ekspozitë me dokumenta për Beratin nga arkivi Osman. Materialet u mundësuan nga Bashkia e Bagcillarit ne Turqi. Në përfundim në pallatin e kulturës u mbajt një koncert me grupe të ftuar artistësh nga Bashkia Bagcillar ne Turqi dhe Bashkia Ulqin. Morrën pjesë edhe grupe muzikore vendase.