Home / Aktivitete / Qytetet më pranë Integrimit Europian

Qytetet më pranë Integrimit Europian

Në datat 13-16 Gusht 2012, një delegacioni i Bashkisë Berat i kryesuar nga Z. Fadil Nasufi-Kryetar i Bashkisë, zhvilloi një vizite pune në Bashkinë e Fermo-s -Rajoni Marke, Itali. Takimi u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit ndërmjet qyteteve , me ftesë të Kryetares së Komunës Fermo Znj. Nella Brambatti.

Gjatë takimeve dypalëshe u vu theksi tek realizimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet qyteteve, duke u fokusuar ne fushat e kulturës, shërbimeve publike dhe planifikimit urban. Znj. Brambatti dhe Z. Nasufi patën rastin të ndanin së bashku ide dhe mendime rreth mundësive për të aplikuar projekte të përbashkëta në kuadrin e thirrjeve të Bashkimit Europian për qytetet binjake dhe njëkohësisht për të përgatitur projekt ide për projekte komunitare.

Gjatë vitit 2012 të dy bashkitë respektive aplikuan në kuadrin e thirrjeve të BE për projektin ‘Përgjithmonë të rinj me njerëz të rinj’’ projekt i cili fokusohet në përfshirjen e të rinjve të dy qyteteve në aktivitete të artit dhe kulturës’’. Ky projekt ka marrë miratimin nga BE për fazën e parë dhe pritet miratimi përfundimtar për t’u vënë ne zbatim.

Gjithashtu Komuna e Fermo-s ka bërë të mundur mbështetjen me pajisje dhe mjete për shërbimet publike të cilat do t’i dhurohen Bashkisë së Beratit.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Fermo-s, delegacioni i Bashkisë Berat mori pjesë në festimet me rastin e festës së qytetit në datën 15 Gushtit , të shoqëruara me një paradë veshjesh të viteve 500  të cilat sollën atmosferën e Mesjetës në qytet.