Home / Aktivitete / Beach Volley “Kupa Niazi Shehu”

Beach Volley “Kupa Niazi Shehu”

Të dashur qytetarë te beratit!
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë klubi shumë sportesh “Tomori” i mbështetur nga Bashkia Berat do të organizojë shumë veprimtari sportive, një ndër këto është dhe veprimtaria sportive Beach Volley nga datat 03-06 Korrik 2012. Koj wshtw një veprimtari që zhvillohet për herë të parë në qytetin tonë dhe e titulluar “Kupa Niazi Shehu” në nderim të një prej emrave me të mëdhenj të sportit beratas dhe në veçanti të sportit të volejbollit.
Cili ka qenë Niazi Shehu? Lindi në Berat në vitin 1931, fillimisht u formua si kuadër i edukimit fizik ne teknikumin e fizkulturës në Tiranë e më pas në institutin e kulturës fizike “Vojo Kushi”. Është aktivizuar si sportist në fushat e futbollit dhe pistat e atletikës, por kontributi i tij me i madh në fushën e sportit ka qenë puna e tij si mësues i edukimit fizik dhe si trajner. Duke filluar punë për herë të parë në Kuçovë atje përhapi lojërat me dorë si; volejbollin, basketbollin, hendbollin dhe tenisin. Në Kuçovë la gjurmë edhe me ekipin e futbollit duke e shpallur kampion të kategorisë së dytë dhe që nga ky moment puna e tij si mësues pas gati 20 vitesh vijon po për 20 vjet të tjera në qytetin e tij të lindjes në Berat. Fillon punën si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme industriale dhe në të njëjtën kohe ngarkohet nga klubi sportiv “Tomori” me detyrën e trajnerit të ekipit të volejbollit të femrave për të cilin duhet thënë se ishte një ekip i jo i mirë. Me punën dhe pasionin e tij arrin që brenda dy tre viteve ekipi i volejbollit të vajzave të prekë majat më të larta të volejbollit shqiptar, me një grup vajzash të talentuara si; Ollga Gjogu, Pranvera Elezi, Vasilika Gogu, Eduarta Turku, Lubjana Cerova, motrat Natasha e Margalina Doga, Sadete Feka, Luljeta Karalliu etj. Ky ekip u përball me ekipet më të forta të Republikës si 17 Nëntori, Skëndërbeu, Vllaznia, Flamurtari dhe ekipi me i fuqishëm i më tepër se një dekade Dinamo, dhe jo vetëm që dhuroi spektakël dhe entuziazëm në radhët e sportdashësve beratas por edhe duke u shpërblyer me kupa medalje dhe diploma siç ishin shpallja nën kampion dhe medaljen e bronzit në spartakiadën e tretë kombëtare të vitit 1974 kjo është dhe gjurma më e artë e historikut të lojërave me dore në Berat, ku e radhit këtë njeri në figurat me të shquara të sportit beratas.
Qytetarë të beratit për herë të parë në qytetin tonë merr jetë një veprimtari sportive e pa njohur më parë, Beach Volley. Organizatorët e këtij aktiviteti janë përpjekur që aktiviteti jo vetëm të zhvillohet por dhe të jetë dhe cilësor për tu ofruar qytetarëve spektakël. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë volejbolliste dhe mësues të edukimit fizik si dhe volejbollistet e ekipit kampion për të reja, ekipi i Kuçovës të drejtuara nga i pasionuari Rrapi Duraku. Për realizimin e këtij evenimenti do te përmendim dhe falënderojmë n të njëjtën kohe Firmën “Toto Beton” me president Gramoz Toto për ndihmën e pa çmuar që na dha duke mundësuar përgatitjen e fushës, pa te cilën ky aktivitet nuk mund të zhvillohej. Shumë njerëz shpreheshin dyshues për realizimin e saj, por sot që ajo është bërë realitet do të falënderojmë z. Gramoz Toto, këtë qytetar të pasionuar për sportin beratas. Gjithashtu duam të falënderojmë firmën “Soliar” që na bëri të mundur dekorin e fushës, gjithashtu, Televizionin “Glob” dhe ekipet pjesëmarrëse nga Berati dhe Kuçova.