Home / Njoftime / Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Shqipëri)

Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Shqipëri)

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Shoqatën Franceze të Qyteteve të Historisë dhe Artit organizojnë në datat 4-5 Qershor 2012 në Berat:

Workshopin Europian:

  “Planifikimi urban i trashëgimisë dhe peizazhi: Shembulli i Beratit (Shqipëri)”

Në Workshop pritet të marrin pjesë përfaqësues nga shumë qytete të historisë dhe artit në Europë dhe ekspertë Evropianë të fushës së planifikimit urban dhe trashëgimisë kulturore, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit eksperienca të lidhura me zhvillimet urbane në Sitet Historike dhe të Artit. Ky event do të shoqërohet edhe me një takim të Kryetarëve të Bashkive të  Qyteteve Historike të Shqipërisë , ku do të diskutohet rreth krijimit të  Shoqatës së Qyteteve Historike të Shqipërisë dhe me nje tur studimor në Sitet Historike dhe Kulturore të Qytetit të Beratit.

Këtu do të gjeni Formularin e Pjesëmarrjes dhe Draft Axhendën e Workshop-it. Ju lutemi të plotësoni Formularin e Pjesëmarrjes dhe t’a dërgoni në këtë adrese e-maili brenda datës 25 Maj 2012: bashkiaberat@yahoo.com

Për cdo  pyetje apo sqarim mund të na kontaktoni në këtë adresë e-maili: bashkiaberat@yahoo.com

Duke pritur t’ju takojmë në Berat !

Gjithë të mirat

Fadil Nasufi

Kryetar i Bashkise Berat