Home / Bashkia Berat / Qendra “Lira”

Qendra “Lira”

Qendra “LIRA” eshte nje institucion i specializuar qe trajton persona me aftesi te kufizuar. Ne te ndodhen 34 persona me AK dhe nje staf i perbere prej 18 personash te cilet punojne me profesionalizem dhe kujdesen duke i ofruar shume dashuri dhe mbeshtetje te gjithe personave ne nevoje. Kjo qender e ka hapur aktivitetin e saj ne Tetor te 2007 si nje inisiative e Shoqates ASSED,ne Zvicer.
Eshte e vetmja ne llojin e saj ne gjithe Shqiperine pasi eshte i shtrire si institucion dhe brenda tij ndodhen 3 godina te medha qe kane funksione te ndryshme.
– Apartamente te mbrojtura qe jetojne 14 rezidente qe jane nga rrethe te ndryshme te Shqiperise, Tirana, Vlora, Fieri, Berati, etj…te cilet paraqesin veshtiresi te ndryshme. Ne apartamente ofrohet sherbim 24 oresh ku kujdesen edukatore dhe kujdestare.
– Ateliete e punes jane nje tjeter alternative sherbimi qe ofrohen ne Qendren “LIRA”. Ateliete me kryesore jane: Kopshtaria, Kuzhina dhe Lavanteria. Te rrinjte e apartamenteve gjate dites kalojne ne atelie dhe sipas deshires dhe kompetencave qe paraqesin vendosen atje ku e gjejne veten me mire.
– Alternativa e 3-te eshte Qendra Ditore e cila frekuentohet nga 20(femije,adoleshente adulte nga komuniteti). Jane 3 grupe te cilet jane vendosur sipas sipas grupmoshave. Grupet jane heterogjene pasi personat aty kane veshtiresi te ndryshme si : crregullime ne komunikim, te sjelljes, sindromi down, autist, etj. Kjo gje e veshtireson akoma me shume punen e mesueseve neper klasa. Ne Qendren Ditore eshte dhe fizioterapisti i cili punon individualisht me persona me veshtiresi motore-fizike. Kjo faqe eshte hapur per te bere me dije gjithe opinionin publik, per te sensibilizuar gjithe qytetaret qe ne Qytetin e Beratit ndodhet nje Qender model qe cdo qytet do te deshironte te kishte nje qender te tille per tu sherbyer dhe ardhur ne ndihme personave me aftesi te kufizuar te qytetit te tyre.

Faleminderit, 

Alma Kule