Të nisur me avion special të llojit “Çarter” 86 turistë amerikan që eksplorojnë vendet më të bukura të botës në ditën e djeshme kanë mbërritur në qytetin muze të Beratit. Në këtë vizitë me destinacion Beratin, turistët amerikan janë shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, pranë MTKRS-së, Olsi Lafe. Vizitorët janë një grup që vjen për herë të parë në Shqipëri nëpërmjet një kompanie që eksploron territorin shqiptar. Vitin e kaluar qytetin e Beratit e kanë vizituar rreth 26 mijë turistë.
a. kaja
Comments are closed.
© 2012. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Krijuar nga Marius Qytyku bashkiaberat.net