Home / Të Reja / Plani për Zhvillimin e Turizmit

Plani për Zhvillimin e Turizmit

Bashkia Berat nënshkroi kontratën me Organizatën Hollandeze për Zhvillim (SNV) në muajin Prill 2010 për hartimin e Planit të Veprimit të Turizmit për Beratin. Projekti synon zhvillimin e destinacionit të një siti në UNESCO dhe ka disa aktivitete:

a-      Hartimin e një Plani Veprimi për Turizmin

b-      Studim mbi potencialet turistike dhe tregun turistik të Beratit

c-       Asistencë për përgatitjen e një programi/projekti për zbatim

d-      Asistence për ngritje fondesh për programin

Në muajin Maj 2010 u ngrit Komiteti i Turizmit i përbërë nga përfaqësues të Institucioneve Publike, Shoqërise Civile dhe Biznesit,  Komitet i cili gjatë disa workshopeve të organizuara nën drejtimin  e SNV, ka hartuar draftin e këtij plani. Plani i Veprimit të Turizmit do t’i prezantohet grupeve të interesit në qytet, në katër takime të hapura për publikun, përkatësisht në javët e fundit të Shtatorit dhe dy javët e para të Tetorit 2010.

Takimet do të organizohen në ambientet e Bibliotekës publike të qytetit sipas kalendarit me perfaqësues të komunitetit të Zonave Historike, me perfaqësues të Bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, me përfaqësues të Institucioneve Publike si dhe përfaqësues të Shoqërise Civile. Gjatë këtyre dëgjimeve publike, do të prezantohet drafti i Planit të Turizmit dhe do të ftohen pjesemarësit të japin idetë dhe sugjerimet e tyre .

Bashkia Berat gjen rastin të shprehë falenderimet e saj për anëtarët e Komitetit të Turizmit për angazhimin dhe punën e tyre, si dhe në mënyrë të veçantë falenderon përfaqësuesit e SNV Shqipëri për mbështetjen dhe asistencën profesionale të dhënë gjatë gjithë proçesit.