Home / Aktivitete / GRUPI I KËNGËS QYTETARE BERATASE, KONCERT NË PRIZREN

GRUPI I KËNGËS QYTETARE BERATASE, KONCERT NË PRIZREN

GRUPI I KËNGËS QYTETARE BERATASE, KONCERT NË PRIZREN

Me rastin e 140 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 19-vjetorit të pavarësisë së qytetit, grupi i këngës qytetare beratase me ftesë të Drejtorisë së Kulturës Prizren performoi dje një koncert në sheshin “Dëshmorët” të Prizrenit. Regjisor i këtij koncereti ishte Shpëtim Dyrmishi, ndërsa drejtues artistik i tij, Altin Metohu. Artdashës të shumtë duartrokitën dhe përcollën me emocion koncertin e artistëve beratas.