Home / Aktivitete / FËMIJËT E KOPSHTEVE FESTOJNË 1 QERSHORIN

FËMIJËT E KOPSHTEVE FESTOJNË 1 QERSHORIN

 

Në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtoria Arsimore pranë Bashkisë Berat në bashkëpunim me kopshtet e qytetit organizuan sot në sheshin “Teodor Muzaka” një koncert festiv kushtuar kësaj dite. Në programin e përgatitur me këtë rast, fëmijët e kopshteve, përmes këngëve, valleve, poezive, fragmenteve nga teatri i kukullave, lojërave, demonstrimeve aerobike etj., krijuan një atmosferë të gjallë, mjaft shprehëse dhe emocionale për të gjithë të pranishmit, të cilët duartrokitën dhe përgëzuan performancën e vogëlushëve të qytetit.
Përshëndetën fëmijët në festën e tyre Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Teuta Muçogllava dhe Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, znj. Erka Durra.