Home / Aktivitete / KONCERT RECITAL I KËNGËTARIT STAVRI BOBO

KONCERT RECITAL I KËNGËTARIT STAVRI BOBO

Në mjediset e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u shfaq koncerti recital i këngëtarit Stavri Bobo. Përpara fillimit të koncertit, z. Stavri Bobo falenderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij koncerti. Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia dhe në mënyrë të veçantë nga Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj. Repertori i këngëtarit Bobo përbëhej kryesisht nga këngë qytetare beratase, por edhe nga disa këngë ruse, të cilat zgjuan mjaft emocione për nostalgjikët e këtyre këngëve. Ai shoqërohej në këtë koncert recital nga Orkestra Simfonike e Qendrës Kulturore, drejtuar nga dirigjenti Fatbardh Dervishi, si dhe nga këngëtarët Fatbardha Tabaku, Naun Teta dhe Artur Vera. Interpretimet në koncertin e sotëm krijuan një atmosferë mjaft entuziaste dhe u duartrokitën ngrohtësisht nga publiku në sallë. Koncerti u realizua nën kujdesin e veçantë të regjisorit Shpëtim Dyrmishi, drejtuesit të muzikës, Albi Kadëna, dhe drejtueses artistike, Migena Hoxha.