Home / Aktivitete / PËRFAQËSUES TË BASHKISË BERAT, VIZITË NË BASHKINË BAGCILAR, TURQI

PËRFAQËSUES TË BASHKISË BERAT, VIZITË NË BASHKINË BAGCILAR, TURQI

Në vijim të vizitës së tyre në Turqi, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj dhe përfaqësuesit e Bashkisë zhvilluan në datën 14 prill një takim pune me Nënkryetarin e Bashkisë Bagcilar, z. Kenan Gültürk. Bashkia Bagcilar është një prej minibashkive më të mëdha në Stamboll, e cila është bashki binjake me Beratin. Në takim u diskutua mbi format e bashkëpunimit, kryesisht në projekte të shërbimeve publike, bashkëpunimit ekonomik dhe atë kulturor, si dhe në përgatitjen e projekteve të përbashkëta në kuadër të thirrjeve evropiane.