Home / Njoftime / NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË STRUKTURËN E POLICISË BASHKIAKE BERAT

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË STRUKTURËN E POLICISË BASHKIAKE BERAT

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË  STRUKTURËN E  POLICISË  BASHKIAKE BERAT

 

Në mbështetje të   ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”,neni 8 ,pika 2,neni 64,gërma a ,g , Vendimi i kryetarit të  Bashkisë Nr.855  Prot. , datë  30.11.2017“Mbi miratimin e Strukturës  organike të  Bashkisë  dhe  Institucioneve në  varësi të  Bashkisë“ per vitin 2018 , ligjin nr.8224  datë 15.05.1997 “Për organizimin  dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar me  ligjin  Nr.8358  date 23.04.1999 , VKM  nr.318 datë 01.07.2002 “Për percaktimin e Strukturës ,numrit të punonjësve dhe shpenzimeve  buxhetore të Policisë të Bashkise dhe Komunës”  Bashkia  Berat  shpall   vend të  lirë  pune në  pozicionin:

 

Ø 1(një) Shef i Policisë Bashkiake

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithëshme të ligjit Nr.8224  date 15.05.1997 “Për organizimin  dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar ne ligjin  Nr.8358  date 23.04.1999.

 

Kërkesat  e Veçanta

 

1.Të jete shtertas shqiptar .

2.Të kenë  mbaruar arsimin e lartë  i titulluar oficerë ose policë .

3.Të mos jetë i denuar per kryerje të  veprave  penale

4.Te ketë  aftësi të mira   organizuese,komunikuese dhe të  punës në grup

5.Të mos jetë  liruar nga detyra për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës dhe për vepra penale të kryera.

 

Paraqitja e dokumentacionit

Kandidati duhet të  paraqesin  në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Marrdhënieve  me  Publikun dhe Juridike   apo në Sekretarinë e Bashkisë Berat  me postë ose dorazi dokumentacionin brenda  datës  07.02.2018 :

 

· Kerkese

· Jeteshkrim  , CV

· Fotokopje të Kartës së  Identitetit

· Fotokopje të  noterizuar të   Diplomës dhe listë  notash

· Vërtetim  nga  Gjykata

· Vërtetim nga Prokuroria

· Dëshmi  Penale

· Raport mjeko-ligjor i aftë për punë

· Deshmi Kualifikimi

· Libreza e punes fotokopje  në të gjitha rubrikat e plotësuara

· Vleresime pune nga punëdhënësi i fundit

 

Bashkia Berat  do  ti kërkoj  nga  Drejtoria Vendore e Policisë Berat ,Komisariati i Policisë vlerësimin e personalitetit të  kandidatëve   që kanë paraqitur dokumentacionin sipas shpalljes .Kandidatët do të  njoftohen  për   datën , vendin dhe Orën e zhvillimit të  konkurimit.

BASHKIA  BERAT