Home / Aktivitete / Forumi Botëror i Strasburgut për Demokracinë

Forumi Botëror i Strasburgut për Demokracinë

Kryetari i Bashkisë Berat, z. Petrit Sinaj, po merr pjesë në Forumin Botëror të Strasburgut për Demokracinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkia e Strasburgut në datat 07-11 nëntor 2017.
Në këtë takim, në të cilin marrin pjesë 24 qytete, po diskutohen tema që lidhen me aktivizimin komunitar, transparencën qeverisëse, përfshirjen e grupeve në nevojë, përballimin e krizës së emigracionit, Qytetet e Solidaritetit dhe prezantimin e edicionit të fundit të udhëzimeve të praktikave më të mira.
Perfaqësues të tjerë të Bashkisë së Beratit në këtë Forum janë z. Pelivan Sinaj, Drejtor i Sherbimeve Publike dhe z. Genci Kito, Drejtor i Kabinetit.