Home / Aktivitete / Mbjellja e pemeve ne rrugen “Antipatrea”

Mbjellja e pemeve ne rrugen “Antipatrea”

Ndërmarrja e Gjelbërimit Berat vijon aksionin e saj për mbjelljen e pemëve, sidomos në rrugët kryesore të qytetit, atje ku ato mungojnë. Ditën e sotme punonjësit e kësaj ndërmarrjeje mbollën rreth 60 pemë të llojit Ligustër përgjatë të dyja anëve të rrugës “Antipatrea”. I pranishëm në mbjelljen e pemëve ka qenë sot edhe Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, i cili ka ndjekur nga afër punën e punonjësve të kësaj ndërmarrjeje. Edhe në ditët në vijim do të vazhdohet me mbjelljen në rrugë dhe akse të tjera të qytetit, për të plotësuar me drurë dekorativë ato vende ku ka mangësi të tyre për shkak të dëmtimeve të ndryshme. Gjelbërimi i qytetit dhe shtimi çdo vit i sipërfaqes së blertë është një nga synimet e Bashkisë.
Me këtë rast Kryebashkiaku Sinaj bëri edhe një vizitë në shkollën “Zihni Toska”, ku u interesua për sistemin e ngrohjes në këtë shkollë.