Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST) NIVELI I DIPLOMËS MASTER PROFESIONAL

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST) NIVELI I DIPLOMËS MASTER PROFESIONAL

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

NIVELI I DIPLOMËS MASTER PROFESIONAL

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionin :

• 1(nje )Specialist i Rregjistrimit dhe Menaxhimit të Pronave, në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave dhe Strehimit ,BashkiaBerat, , kategoria e pagës III-b

* Pozicioni i lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

* Pozicioni I lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

 Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.

 Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil ) aplikohet në të njëjtën kohë.
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË 01.12.2017

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL DO TË JETË 04.12.2017

PËRSHKRIM PËRGJITHËSUES I PUNËS DHE KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT:

• Specialisti i regjistrimit të pronave (inxhinier ndërtimi/arkitekt/ ing. topograf ) do të merret me përgatitjen teknike të dosjes së pasurisë, truall dhe objekte, që kanë kaluar në pronësi të Bashkisë Berat me VKM Nr.834, datë 21.11.2012 si dhe të katër Njësive Administrative.
• Kryerjen e të gjitha procedurave për përgatitjen e dosjes dhe dorëzimin e saj në Agjencinë e Transferimit të Pronave në Ministrinë e Brendshme për Njesitë Admnistrative dhe për pasuritë që ndodhen brenda territorit të Bashkisë Berat.
• Kryerjen e procedurave të pasurive të mësipërme për regjistrimin e tyre në Z.V.R.P.P Berat dhe marrjen e certifikatës së pronësisë, hartën treguese dhe kartelën e pasurisë.
• Verifikim të pronave me status juridik, të cilat ndodhen në territorin e Bashkisë, por që nuk janë në listën përfundimtare të pronave të bashkisë në bazë të V.K.M Nr.834, datë 21.11.2012.
• Kryerjen e të gjitha procedurave ligjore për shtimin e tyre, listës përfundimtare të pronave të Bashkisë dhe të katër Njësive Administrative në bashkëpunim me specialistët e Njësive Administrative që mbulojnë këtë punë.
• Përgatitja e dosjes së pronave, të Njësive Administrative Otllak,Velabisht, Roshnik dhe Sinjë në bashkëpunim me Agjencinë e Transferimit të Pronave Publike në Ministrinë e Brendshme për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme, objekte dhe truall me V.K. M.

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.- KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA.
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca inxhinier ndërtimi/arkitekt/ ing. topograf,Gjeodet…. . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë .
• Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Pervoja në punë një vit
• Njohja e gjuhës së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
2.- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 30.11.2017 dokumentat si më poshtë:
1. Kerkesë me shkrim per aplikim (letër motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetëshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi nëse ka.
6. Aktin e statusit të nëpunësit Civil
7. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
8. Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi të vërtetuar nga punëdhenesi i fundit
9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
10. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara.

3.- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Duke filluar nga data 01.12.2017 Njësia Përgjegjëse e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Njohuritë mbi ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për transferimin e Pronave të paluajtëshme Publike të Shtetit në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar.
• Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.
• VKM nr.30,datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aseteve në Sektorin Publik”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.

5- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencënnëlidhje me përshkrimin e pozicionittëpunës;
b- Eksperiencën e tyretëmëparshme;
c- Motivimin, aspiratatdhepritshmëritë e tyrepërkarrierënsiedheligjet e sipërcituar .
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.

6.- DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II – PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22 të Ligjit nr. 152/2013:
• Të jetë shtetas shqiptar.
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
• Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.
KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KRITERET E VEÇANTA SI VIJON:
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
• Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master Profesional / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në shkenca inxhinier ndërtimi/arkitekt/ ing. topograf,Gjeodet…. . Si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë .
• Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Pervoja në përben avantazh .
• Njohja e gjuhës së huaj Anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër .
• Mbajtesi i ketij pozicioni duhet te kete aftesi te mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.

2.- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat , brenda datës 04.12.2017 dokumentat si më poshtë:

1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
2. Curriculum Vitae (Jetshkrim standart)
3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
7. Vertetim që nuk kanë masë administrative në fuqi
8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore ,vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
9. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
10. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara

3.- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Duke filluar nga data 12.12.2017 Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit ,Faqjen Zyrtare dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për VetëQeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Njohuritë mbi ligjin nr.8743, datë 22.02.2001 “Për transferimin e Pronave të paluajtëshme Publike të Shtetit në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, i ndryshuar.
• Ligji 107/2014 ,”Per Planifikimin dhe zhvillimin e Teritorit “.
• VKM nr.30,datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aseteve në Sektorin Publik”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

5.- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

a- Vlerësimin me shkrim, derinë 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojëqëkonsistonnëmotivimin, aspiratatdhepritshmëritë e tyrepërkarrierën, derinë 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, qëkonsistonnëvlerësimin e arsimimit, tëpërvojës e tëtrajnimeve, tëlidhura me fushën, derinë 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6.- DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit Faqen Zyrtare të Bashkisë , dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

BASHKIA BERAT