Home / Aktivitete / Ekspozita kolektive “Retrospektiva e ndjenjave”

Ekspozita kolektive “Retrospektiva e ndjenjave”

 

Dje pasdite, në mjediset e Galerisë së Arteve “Edward Lear” u çel ekspozita kolektive “Retrospektiva e ndjenjave” e tri artisteve të gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”:
#Flavia_Gjishti
#Margarita_Xhaxho
#Jerisa_Koka


Në këtë ekspozitë u paraqitën 50 vepra të kompozuara në teknika të ndryshme të artit pamor. Krijimet e piktoreve të talentuara u ndoqën me interes jo vetëm nga bashkëmoshatarët e mësuesit e tyre, por edhe nga artdashës të shumtë.