Home / Aktivitete / Promovimi i librit “Nën shenjën e modernitetit” – antropologjia e modernitetit të socializmit shtetëror në Shqipëri, me autor Olsi Lelaj

Promovimi i librit “Nën shenjën e modernitetit” – antropologjia e modernitetit të socializmit shtetëror në Shqipëri, me autor Olsi Lelaj

Në kuadër të Festivalit Multikulturor, i cili e hapi siparin e tij sot, Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit organizuan në një nga mjediset e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” promovimin e librit “Nën shenjën e modernitetit” – antropologjia e modernitetit të socializmit shtetëror në Shqipëri, me autor Olsi Lelaj.

Drejtori i Bibliotekës, Arben Jaupaj, bëri një prezantim të shkurtër të autorit dhe të studimit të tij, ndërsa më tej fjalën e mori botuesi i shtëpisë “Pika pa sipërfaqe”, Arlind Novi, dhe autori i librit, i cili komentoi shtysat, motivet që e nxitën atë për t’i hyrë një studimi të tillë, mbresat dhe përshtypjet që ai kishte patur nga kontaktet me njerëz të ndryshëm gjatë përgatitjes së këtij studimi.

Të ftuarit në këtë aktivitet bënë pyetje të ndryshme dhe ndoqën me interes përgjigjet e autorit.