Home / Aktivitete / Edicioni i 5 i gjysme maratones se Beratit

Edicioni i 5 i gjysme maratones se Beratit

Sot u zhvillua edicioni i 5 i gjysme maratones se Beratit. Ajo, qe dikur ishte nje risi, tashme eshte bere tradite ne qytetin tone, i cili eshte qyteti i vetem ne Shqiperi qe e zhvillon maratonen per disa vite me radhe. Krahas atleteve te shumte nga Shqiperia,edhe jashte saj, ky vit kishte nje rendesi mjaft te vecante, pasi ishte ne monitorim nga Federata Shqiptare e Atletikes, vitin qe vjen maratona e Beratit ne edicionin e saj te 6 do te jete e certifikuar. Bashkia Berat falenderon dhe bashkepunetoret e saj te cilet ben te mundur qe kjo maratone te marre keto permasa kaq te medha. Ata jane:
Caterina Firenze me president z.Kriton Prendi , i cili mundesoi premiot e fituesve ne vlere monetare. Vendi i pare per meshkuj 300 €, vendi dyte 150€, vendi trete 70€. Per femra vendi pare 150€, vendi dyte 100€, vendi trete 70€.
Ujin spring qe dhuroi freski gjate kesaj maratone, si dhe firma Sidney shpk.
Kryetari i Bashkise tha se do te mbeshtese gjithmone kete eveniment kaq te rendesishem per veprimtarine e qytetit tone, dhe do te jete gjithmone prane aktiviteteve qe jane pozitive per jeten e qytetareve si dhe per harmonine ne jeten e qytetit.