Home / Aktivitete / Panairi Rajonal i Artizanatit në Berat

Panairi Rajonal i Artizanatit në Berat

Zhvillohet Panairi Rajonal i Artizanatit në Berat
Qyteti Sit në Unesco shënon rritje të madhe të numrit të turistëve .
35% më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtën përiudhë të vitit 2017.

Artizanët më të njohur të vendit, të cilët mbajnë në jetë traditat nëpërmjet krijimeve janë bashkuar në një panair në Berat, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të dytë dhe synon të kthehet në një traditë.
Krijimet e trashëguara në breza dhe që vijnë deri në ditët e sotme fal pasionit të njerëzve që punojnë me to u prezantuan në qendër të Beratit.
Punimet në dru, gur, argjendari, qëndistari, e në materiale të tjera, janë bashkuar me produktet e zonës së Beratit si glikotë, erëzat dhe mjalti, në panairin e hapur nga Qendra e Artizanit ” Margarita”. Panairi I vendosur në qendër të qytetit ka tërhequr vëmendjen e banorëve, veçanërisht të vizitorëve që në këtë periudhë janë të shumtë në këtë qytet.
Në panair morën pjesë për dy ditë me radhë artizanë nga të gjitha trevat Shqiptare:Kruja, Shkodra, Korça, Ulqini, Gjirokastra, Mirdita, Elbasani, Lezha, Pogradeci, Skrapari, Lushnja, Fieri dhe pa dyshim artizanët Beratas të Qendrës Margarita. U ekspozuan punime të ndryshme në baltë, thupër, gdhendje në dru, qëndistari, punime në parafinë, riciklime, etj. Muzika më e mirë Shqiptare shoqëroi gjate netëve të Panairit Panairi u hap në çelje të sezonit turistik në qytetin e një mbi një dritareve të mbrojtur nga UNESCO. Panairi i Artizantit Rajonale në sheshin e qytetit ka qenë aktiviteti i parë i dy ditëve festive në Berat, qytet ku zhvillimi i turizmit po njeh rritje nga viti në vit si pasojë e investimeve në infrastrukturë dhe promovimit që po i bëhet vlerave të tij në arenën ndërkombëtare.