Home / Aktivitete / 5 Maj – Dita e Deshmoreve

5 Maj – Dita e Deshmoreve

Bashkia Berat,me rastin e 5 Majit,75-vjetorit te Dites se Deshmoreve,organizoi sot Homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut.Merrnin pjese familje te deshmoreve,pasardhes te Organizates se Familjeve te Deshmoreve,veterane,pasardhes te Komitetit te Veteraneve te LANÇ-Berat,anetare te Keshillit Bashkiak,perfaqesues te forcave politike,shoqata atdhetare,perfaqesues te Policise se Qarkut Berat,nxenes te shkollave ,femije te kopshteve te qytetit,qytetare etj.

Ishin te pranishem Kryetari i Bashkise z.Petrit Sinaj,Prefekti i Qarkut z.Fadil Nasufi,deputetet Anila Agalliu,Gledion Rehovica,Kryetari i Keshillit te Qarkut,z.Fatlli Adilaj,Kryetarja e Keshillit Bashkiak znj.Nikoleta Manka,z.Nasip Naço dhe z.Blendi Klosi ,Kryetari i Komitetit Kombetar te Shqiperise,Rustem Peçi,sekretari i pergjithshem i Bashkise,z.Gezim Zema.

Pas vendosjes se kurorave ne Lapidarin kushtuar Deshmoreve te Atdheut,fjalen e rastit e mbajti Kryetari i Organizates se Deshmoreve,Skender Mustafaj.Me rastin e Dites se Deshmoreve,pershendeti Kryetari i Bashkise,z.Petrit Sinaj, i cili vleresoj lart vepren e lavdishme te dashmoreve,gjekun e derdhur dhe sakrificat ne emer te lirise dhe demokracise dhe nenvizoi detyrimin e brezave per ti respektuar dhe transmetuar mesazhet e paqes , tolerances,bashkepunimit,ndertimit te urave te nje bashkejetese ne emer te nje jete me te mire per te gjithe, larg te berit nje politike thjesht per interesa partiake.Z.Petrit Sinaj ju uroi veteraneve,pasardhesve te familjeve te deshmoreve jete dhe shendet dhe i siguroi per mbeshtetjen e Bashkise ne gjithe veprimtarite dhe perkujtimin e festave dhe pervjetoreve te renies se deshmoreve te Atdheut.

Pas pershendetjes se Kryetarit te Bashkise,nje grup artistik i shkolles se mesme artistike “Ajet Xhindole” dha nje koncert te shkurter me pjese letrare dhe kenge partizane.Ne fund pjesemarresit bene homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut.